Kur Tiger Woods fitoi “Masters” të dielën ai bëri shumë njerëz të lumtur, me miqtë, familjen dhe tifozët të gjithë së bashku për të festuar ngjitjen e Woods përsëri në krye të sportit të tij.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka të ngjarë që askush nuk ishte më i lumtur me fitimin e Woods sesa James Adducci nga Wisconsin, i cili vendosi një bast 85,000 dollarë për Woods për të fituar Master.

“Nëse do ta shihja Tiger, unë do t’i tregoja atij se e kuptoja presionin që ai duhet të ketë pasur, sepse unë, për një çast, u ndjeva njëjtë”, ka thënë Adducci.

Siç bëhet e ditur, të hënën, Adducci ishte në Las Vegas për të arkëtuar biletën e tij fituese prej 1,2 milionë dollarë.

Dhe kur ishte deklaruar për mediat, ai kishte shokuar të gjithë – duke thënë se kjo ishte hera e parë kur ai kishte vendosur një bast ndonjëherë në sport.

Siç ka thënë tutje ai, besimi i tij në Woods erdhi jo vetëm nga forma e tij e mirë, por edhe nga fakti se Woods do të luante para fëmijëve të tij.