Çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për gjysmë denari pas mesnatës. Këtë e bëri të ditur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar.

Çmimet e derivateve sipas vendimit aktual:

ЕUROSUPER BS – 95 – 76,00 (denarë/litër)

ЕUROSUPER BS – 98 – 78,50 (denarë/litër)

ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 81,00 (denarë/litër)

Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 79,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU – 39,233 (denarë/kilogram)