Debati i komisionit mbi projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm fillon të hënën, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Kuvendi, gjashtë deputetë aktualisht janë parandaluar të vijnë në punë për shkak të coronavirusit.
Për t’i mundësuar ata që të përfshihen në punën e seancave, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozon që ata të mund të punojnë nga shtëpia, gjegjësisht duke plotësuar rregulloren e punës, kërkon që deputetët me një test pozitiv dhe vendim për izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar të mund angazhohen online.
Tani për tani, Xhaferi ka mbështetjen e vetëm shumicës parlamentare, e cila më parë ka kërkuar seanca online. Ndërsa opozita e OBRM-PDUKM-së mbetet e mendimit se një mënyrë e tillë e punës së legjislaturës është antikushtetuese.
Comments are closed for this post.