Vazhdon hetimi për dy mashtruesit nga fondacioni “Dopir” të cilët përmes tregimeve të rrejshme për fëmijë të sëmurë kanë mbledhur para nga qytetarët.

Mashtruesit nga donacionet kanë vjedhur 50.000 euro, ndërsa hetimi ka të bëjë nëse shuma është përfundimtare dhe sa para kanë shpenzuar për vete,

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pohon se ata janë njoftuar për këtë më parë, sepse sipas deklaratave në publik shteti nuk siguron për shërimin e fëmijëve të sëmurë.

Filipçe thotë se asnjë fëmijë dhe asnjë i moshuar nuk janë refuzuar nga Fondi për shërim jashtë vendit, megjithatë nuk ka numër të saktë se sa para kanë kërkuar nga Fondit. Vitet e kaluara për këtë gjë janë shpenzuar mbi tetë milion euro.