Për shkak të problemeve teknike ka vonuar fillimi i votimit në burgjet e Maqedonisë.
Deri tani është evidentuar se në burgun e Idrizovës nuk ka pasur pajisje, ndërsa fillimi i votimit ka nisur nga ora 8:20, kurse në burgun e Shuto Orizares përe shkak të rregullimit të materialit zgjedhor, ka pasur vonim prej 20 minutave.
Probleme më të mëdha që tashmë janë tejkaluar ka pasur në burgun e Manastirit dhe Shtipit. Këshilli Zgjedhor nuk ka lejuar të burgosurit të votojnë me legjitimim të burgut, ndërsa më pas votimi ka vazhduar.
Në burgun e Kumanovës, rreth 30 të burgosur që kanë shprehur dëshirën për votim nuk kanë qenë në listën zgjedhore. Një problem të tillë ka pasur edhe në burgun e Manastirit.
Comments are closed for this post.