Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë mbajtur sot një takim koordinues me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja, ndërsa u bë e ditur se brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore, ndërsa nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet.

Në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës bëhet e ditur se pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 24:00, ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.

“Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, aktualisht në Kosovë është e ndaluar lëvizja nga ora 22:30 deri në 05:00, ndërsa gastronomia mbyllet në ora 22:00. Vendimet përfundimtare për çfarëdo ndryshimi pritet të merren nga Qeveria e Kosovë.