Prilepi është nikoqir i tubimit shkencor ndërkombëtar dyditësh “Qytetet e vona mesjetare në pjesët qendrore të Gadishullit Ballkanik, zhvillimi dhe struktura e gjenezës”, në të cilën hulumtimet e tyre shkencore i nxjerrin 27 pjesëmarrës nga Greqia, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe nga vendi ynë.
Sipas Branko Risteski, drejtor i Institutit të Prilepit për kulturë të vjetër sllovene, organizator i konferencës, e cila filloi dje, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, qëllimi është të risqarohet mirë Prilepi mesjetar.
Qëllimet përfundimtare e prekin çështjen e kompleksit “Kullat e Markut” i cili pretendon të jetë në listën e përhershme të UNESKO-s. Ristevski sqaron se sipas rrjedhës së fazave, pritet për një vit-dy të arrihet ajo që dëshirohet.
Prilepi dëshiron të pozicionohet në kongresin shkencor të turizmit me tema nga trashëgimia kulturore.
Comments are closed for this post.