Në ambientet e Drejtorisë së Infrastrukturës të Hekurudhave të Maqedonisë, drejtori Hari Lokvenec sot do të mbajë një konferencë, në të cilën do të shpallë fillimin e punimeve ndërtimore në dy seksionet e Korridorit 8.

Një seksion është Kumanovë-Beljakovcë, dhe kontraktues është kompania Shtrabak, dhe seksioni i dytë është Beljakovcë – Kriva Pallankë, ku kontraktor është kompania Gjuljermak.

Do të bëhet edhe rikonstruksioni i seksionit Negotinë – Nogaevci nga Korridori 10, ndërsa kontraktor është edhe kompania Shtrabak.