Princi dhe biznesmeni saudit Khaled bin Alwaleed u ka bërë thirrje njerëzve që të mësohen me konsumimin e mishit të kultivuar në laborator, pavarësisht nëse duan apo jo, transmeton Anadolu.

Në lidhje me: Harrojeni kasapin! Mishi do të printohet në 3D

Princi Khaled, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të kompanisëi KBW Ventures, iu drejtua pjesëmarrësve të Forumit agro-ushqimor të Lindjes së Mesme dhe theksoi se ai ka investuar mjete të shumta në zhvillimin e kultivimit laboratorik të mishit, gjegjësisht bujqësinë e qelizave, sepse beson se kjo do të luajë rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë ushqimore në rajon në të ardhmen.

“Bujqësia qelizore jep sasi të mëdha të mishit që konsumohen këtu në rajon dhe kudo në botë, duam apo nuk duam ne. Realiteti është se kompanitë do të kuptojnë kryesisht se joefikasiteti i blegtorisë bujqësore tejkalon të gjitha përfitimet që ajo mund të sigurojë”, tha princi Khaled.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë me qendër në SHBA insiston në atë se mishi i kultivuar në laborator është krejtësisht i ngjashëm me mishin e një kafshe të therur, duke u bërë thirrje njerëzve të arsimohen për faktin se është kopje një për një e së njëjtës gjë.

Ai veçanërisht vlerësoi Katarin për drejtimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në fushën e bujqësisë qelizor dhe i bëri thirrje sektorit publik të marrë pjesë në promovimin e projektit.

“Nuk mund vetëm të hedhim para për problemin dhe të presim që ai të zgjidhet, duhet të kemi risi, ne duhet të përfshijmë sektorin privat”, tha princi Khaled.

Ai shfaqi shpresën se industria e bujqësisë qelizore do të lulëzonte në Gji nëse vendet e GCC mbështesin sektorin privat në këtë drejtim.