Edhe pse kanë kaluar disa javë që kur u publikua intervista e bujshme e Princ Harry-t dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey, ajo vijon ende që të komentohet. Por Duka i Sussex nuk e ka lënë me kaq.

Kjo pasi Harry ka dhënë një tjetër intervistë për Dax Shepard, ku ka zbuluar detaje të tjera nga jeta e tij. Madje Princi ka folur edhe për arsyen se pse vendosi që të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

Princ Harry nuk ndalet, plas “bombën” e radhës për

Gjatë intervistës që po komentohet shumë, Harry e ka krahasuar jetën e tij brenda pallatit mbretëror me filmin “The Truman Show”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv.

Duka i Sussex tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.

Princ Harry nuk ndalet, plas “bombën” e radhës për

“Nëse unë kam përjetuar një formë dhimbjeje ose vuajtje, për shkak të dhimbjes apo vuajtjes që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë pasur, unë duhej të sigurohesha që ta thyeja këtë cikël, që mos të trashëgohej tek të tjerët. Ka një dhimbje gjenetike që kalohet brez pas brezi kështu që ne si prindër duhet bëjmë të pamundurën që ajo që më ka ndodhur mua të mos ndodhë tek të tjerët”, është shprehur Harry.

Princ Harry nuk ndalet, plas “bombën” e radhës për

Ky i fundit ka pranuar se ka dashur të largohet nga familja që në fillim të të 20-tave të tij, për shkak të asaj që i ndodhi të ëmës. Ai ka treguar se nuk kishte planifikuar më herët për t’u zhvendosur në Amerikë, por e mori këtë vendim sepse dëshironte që të vendoste të parën familjen e shëndetin e tij mendor.

Më pas Harry ka shtuar se me jetën e re në Amerikë ndihet shumë më i lirë dhe se mund të bëjë gjëra që në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i kishte bërë kurrë.

Princ Harry nuk ndalet, plas “bombën” e radhës për

“Tani mund të ngre kokën lart dhe ndihem shumë ndryshe, shpatullat më kanë rënë. Mund të shëtis më i lirë, mund të marr Archie-n mbrapa në biçikletën time, nuk do e kisha pasur kurrë shansin ta bëja këtë gjë”, është shprehur Princ Harry.