Maia Sandu ka fituar një mandat të dytë në detyrë në zgjedhjet presidenciale në Moldavi, sipas rezultateve paraprake.

Zgjedhjet e balotazhit u panë si një tregues vendimtar nëse shtrirja gjeopolitike afatgjatë e vendit do të jetë me Rusinë apo Evropën.

Presidentja pro-perëndimore, Sandu, e cili ka intensifikuar përpjekjet e vendit për t’u shkëputur nga ndikimi i Moskës, po përballej me Alexandr Stoianoglo (figurë e përshkruar si e afërt me Moskën) nga Partia Socialiste, në raundin e dytë të votimit të dielën.

Me 98% të votave të numëruara, Sandu kryesoi me 54.35%. Me vetëm një pjesë të votave të diasporës së vendit ende të pazgjidhura, analistët thanë se Sandu kishte garantuar rizgjedhjen.

Rezultatet e hershme treguan se diaspora e madhe moldave, që përbën rreth 20% të elektoratit, kishte votuar me shumicë dërrmuese për Sandu. Rezultati do të jetë një nxitje e rëndësishme për Sandu dhe agjendën e saj afatgjatë të BE-së.

Në fjalimin e saj të fitores, të mbajtur pasi u numëruan pothuajse të gjitha votat, Sandu tha se synimi i saj parësor për vitet në vijim do të jetë që të shërbejë si presidente për të gjithë qytetarët.

“Sot, të dashur moldavë, ju keni dhënë një mësim për demokracinë, të denjë për t’u shkruar në librat e historisë… Liria, e vërteta dhe drejtësia kanë triumfuar,” tha ajo.