Për shumë persona është e vështirë të kuptohet se si një president 82 vjeçar, i cili pësoi sulm në tru dhe nuk flet apo ecë, e udhëhoqi vendin për 20 vite, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse duket si histori e pabesueshme, kjo gjë ka ndodhur, në shtetin e Algjerisë, ku Abdelaziz Bouteflika, udhëhoqi vendin për 20 vite.

Një gjë e tillë nervozoi banorët e këtij vendi, madje studentë, mësues, avokatë e edhe gazetarë nisën protesta – kjo pasi që ata nuk donin që vendi i tyre të drejtohej nga një lider të cilin rrallë e shihnin, shkruan BBC, përcjell Gazeta Metro.
Presidenti Bouteflika i Algjerisë erdhi në pushtet në vitin 1999, ndërsa për herë të fundit është parë në publik në vitin 2014.

Sidoqoftë, edhe pse nuk është në gjendje të flas apo të ecë, ky president deri në prill të vitit të kaluar nuk ka pasur ndonjë kundërshtar aq të fuqishëm sa ta rrëzojë nga posti që mbanë, ku edhe u tërhoq nga posti pas protestave të vazhdueshme për largimin e tij.

Ai dha dorëheqjen më 2 prill, pas disa javëve të protestave masive në rrugë kundër sundimit të tij 20-vjeçar.

Edhe me tej, partizanët e udhëheqësit veteranë i besojnë atij, i cili i dha fund një lufte të përgjakshme civile që mori jetën e rreth 200,000 algjerianëve përgjatë viteve 1990, por kritikët e tij argumentojnë se ai e teproi me qëndrimin e gjatë në pushtet.