Moti me diell, i ngrohtë me temperaturë prej mbi 20 gradë do të jetë i pranishëm edhe gjatë fundjavës së zgjatur. Sipas DPHM-së, prej të hënës në mbrëmje priten ndryshime të cilat veçanërisht do të shfaqen të martën për kur është paralajmëruar ftohje, reshje të përkohshme dhe borë në male.

Nesër moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri në 24 gradë. Në Shkup mot i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë veriperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në një, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 22 gradë.

“Deri të dielën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës ditore. Të hënën kah fundi i ditës do të ketë shi lokal dhe kushte për paraqitjen e bubullimave. Ndryshim i madh i motit pritet të martën, i cili do të ndiqet me ftohje, reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male edhe të borës”, informon DPHM.