Prej sot objektet hotelerike janë të mbyllura, ndërsa shërbimet e tyre do të mund t’i kryejnë vetëm nga sportelet.

Përjashtim kanë ato në Aeroportin e Shkupit, si dhe objektet hotelerike në kapacitetet akomoduese.

Gjithashtu do të mbyllen bastoret, do të cilat do të mund të punojnë vetëm nga sportelet.

Kjo masë është në fuqi deri më 20 prill.

Ndërsa prej dje janë mbyllur sallat e fitnesit, sallat sportive, si dhe është ndaluar organizimi i konferencave, seminareve, trajnimeve, punëtorive dhe kurseve.

Ora policore prej dje është zgjatur dhe do të fillojë nga ora 20:00 deri në 05:00.

Këto masa i miratoi Qeveria e Maqedonisë, me qëllim që siç thanë, të parandalojnë përhapjen e coronavirusit.