Tregu i sigurimeve në vend në 10 vitet e fundit ka shënuar rritje të larta, ndërsa perspektivat do të jenë edhe më të mëdha me rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për nevojën e sigurimit dhe përmirësimit të standardit të jetesës.

Këtë e theksoi Klime Popovski, kryetari i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, i cili prej ditës së nesërme do të marrë pjesë në Forumin Mbikëqyrës të Sigurimeve të Përfaqësuesve të Lartë mes Komisionit Evropian, i cili mbahet me iniciativë të AMS-së.

“Tregu ynë i sigurimeve në 10 vitet e fundit shënoi rritje të larta në rritjen mesatare vjetore të shitjes së policave të sigurimit në krahasim me mesataren e vendeve nga Bashkimi Evropian dhe veçanërisht i krahasuar me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Rritja mesatare e primeve në sigurimin jo jetë për periudhën 2009-2018 arrin 39,9 për qind, ndërsa në sigurimin e jetës për të njëjtin periudhë arrin 500 për qind”, theksoi Popovski.

Ai shtoi se rritja mesatare 20-vjeçare në rajonin e BE-së për sigurimin jo jetë arrin 0,6 për qind, ndërsa në segmentin e sigurimit të jetës ka ulje prej 0,2 për qind.

Vlerëson se me rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për nevojën e sigurimeve, si dhe paralelisht me procesin e përmirësimit të standardit të jetesës, perspektivat për zhvillim të sigurimeve do të jenë akoma edhe më të mëdha.

Forumi Mbikëqyrës i Sigurimeve i Përfaqësuesve të Lartë mes Komsionit Evropian, Trupit Rregullator Evropian për Sigurim dhe Pension (EIOPA) dhe trupave rregullatore për sigurimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për herë të parë do të mbahet nesër në Frankfurt të Gjermanisë.

“Organizimi i Forumit është rezultat i iniciativës së Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve dhe rrjedhojë e takimit të punës në shkurt të këtij vitit midis kryetarit të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Klime Popovski dhe përfaqësuesve të lartë të kabinetit të Komisarit Johanes Han”, citojnë nga AMS-ja.

Qëllimi i iniciativës, siç thonë nga Agjencia , paraqet sfidat në implementimin e direktivave të sigurimit në legjislacionet kombëtare të vendeve nga Ballkani Perëndimor, përforcimin e dialogut midis trupave rregullatore nga rajoni dhe Trupit Rregullator Evropian për Sigurime dhe Pensione, si dhe përforcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse dhe praktikave për stabilitet më të madh në sektorin e sigurimeve.

Në kuadër të Forumit përveç përfaqësimit të sfidave aktuale nga fusha e rregullativës dhe supervizionit në sigurime nga ana e përfaqësuesve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, kryetari i Agjencisë të Supervizionit të Sigurimeve, Klime Popovski do të mbajë një fjalim në emër të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Zhvillimi ekonomik dhe shqyrtimi i industrisë të sigurimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.