Policia e Tetovës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 21.00 në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit të Treboshit. Vetura ,,Opel Astra” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 33- vjeçari D.A. nga Tetova, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka devijuar nga rruga dhe është përplasur për gardhin mbrojtës me ç’rast vetura është rrokullisur in formon Tetova sot.
Vozitësi i cili ka qenë vetëm në veturë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Klinikat e Shkupit.
Si pasojë e këtij akdidenti trafiku, për shkak të gardhit të dëmtuar dhe pjesëve të thyera të veturës, kontrollin e ka humbur dhe ka devijuar nga rruga vetura ,,Reno Laguna” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 24- vjeçarja F.M. nga fshati Pallaticë e Tetovës, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.