Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Gostivar. Sipas informatave të para thuhet se një polic ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore, nga lëndimet të cilët i kanë marrë nga përplasja e një makine.

Sipas të dhënave të para, policët kanë qenë duke ruajtur vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident i mëhershëm, mirëpo vet janë bërë shënjestër e përplasjes nga një makinë e dytë.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për ngjarjen, teksa mësohet se dy policët janë sjellë me urgjencë në Klinikën e Shkupit, për shkak të lëndimeve të rënda që kanë pësuar.