Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (31 maj) ka vazhduar me aksionet e përforcuara në trafik.
Nga MPB thonë se në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 gjoba, prej të cilave 19 për vozitje të shpejtë, 11 për vozitje pa leje, katër për parregullsi teknike dhe makina të paregjistruara.
“Janë shqiptuar gjashtë gjoba për përdorimin e celularit, tetë shkelje kanë bërë motoçiklistët, 12 për mos respektimin e përparësisë së kalimit, 53 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se me aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme dhe ftojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.
Comments are closed for this post.