Policia ka identifikuar nënën e cila e ka braktisur foshnjën e saj në një park në lagjen Fushë Topanë në Shkup.
Ajo është e mitur dhe ka dhënë deklaratë se nuk është në gjendje të kujdeset për foshnjën, shkruan Slloboden Peçat, transmeton SHENJA.
“Nëna e mitur ka deklaruar se nuk është në gjendje të përkujdeset për foshnjën e vet dhe për këtë shkak pasi të stabilizohet gjendja e foshnjës, ajo do të dërgohet në familje që do të përkujdeset për të. Nëna ka afat prej tre muajve të mendoj nëse do ta kthej foshnjën, nëse nuk ndodh kjo, foshnja do të jepet për adoptim”, ka thënë Natasha Stanojeviq, drejtoresha e Qendrës për punë sociale në Shkup.
Comments are closed for this post.