Përbërësit: 400 g miell, 250 ml ujë, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji sodë, 350 gr spinaq dhe 150 g djathë kaçkavall.

Përgatitja: Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht të skuqni spinaqin në një tigan të thellë me vaj ulliri dhe pak piper. Skuqeni atë derisa të jetë zbutur dhe gatuar plotësisht për disa minuta dhe lëreni mënjanë. Më pas vazhdoni me përgatitjen e brumit, në një enë të thellë hidhni miellin, sodën, pak kripë dhe përziejini me një pirun. Shtoni po aty ujin dhe vajin duke e punuar masën me duar derisa të formohet brumi. Pasi të formoni topin e brumit lëreni në enë të pushojë për 10-15 minuta. Ndani përgjysmë brumin kur të jetë gati dhe hapeni me një petës. Filloni me mbushjen, në shtresën e parë vendosni Zgjidhni një tigan që nuk ngjit në zjarr dhe vendosni piten tuaj të mbushur. Nëse nuk e keni një tigan të tillë, mjafton ta lyeni sipërfaqen me pak gjalpë. Lëreni piten të skuqet për disa minuta nga secila anë duke bërë kujdes se mos digjet.