Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, dje në kuadër të Samitit të NATO-s në Madrid mori pjesë në darkën e punës së ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ku u diskutua tema: “Ndikimi i kërcënimeve hibride në Ballkanin Perëndimor”.
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në bisedën me ministrat e tjerë të Mbrojtjes, theksoi se komunikimi efektiv strategjik është thelbësor në luftën kundër kërcënimeve të tilla dhe rreziqeve të sigurisë dhe se tejkalimi i sfidave të tilla është një nga prioritetet e NATO-s dhe pjesë e diskutimeve të Samitit.
“Ajo që na duhet është të rrisim efikasitetin dhe cilësinë e institucioneve tona përmes profesionalizimit të stafit. Ne kemi nevojë gjithashtu për një edukim që do t’u mundësojë qytetarëve të mendojnë në mënyrë kritike.
Qëndrueshmëria dhe fuqia e institucioneve dhe e qytetarëve është vendimtare në luftën kundër kërcënimeve hibride për funksionimin e një shoqërie që do të bazohet në besim, e jo në përçarje”, tha Petrovska.
Comments are closed for this post.