Në hapësirën e kufirit tonë jugor nuk ka lëvizje më të mëdha të emigrantëve, por sërish ekziston rreziku më i madh nga emigrantët në vend edhe pse presioni është poshtë në kufirin në mes Turqisë dhe Greqisë, deklaroi sot zëvendës-ministrja e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a ka lëvizje të mëdha të emigrantëve në kufirin jugor.
“Rregullisht jemi të informuar nga kolegët nga policia greke dhe nga Fronteksi dhe në koordinim me ta do e rrisim numrin e policëve nëse kjo është e nevojshme”, u shpreh zëvendës-ministrja Petrovska gjatë vizitës së sotme në SPB Veles.
Ajo theksoi se problemi absolut me emigrantët në kufirin tonë ekziston deri sa nuk zgjidhe atje prej nga buron. “E jona është të ndërmarrim të gjitha masat dhe të parandalohet më herët”, theksoi Petrovska.
Këtë mëngjes nga ana turke në kufirin grek është hedhur gaz lotsjellës dhe shok bomba në kalimin kufitar Evros, ndërsa policia greke është përgjigjur me topa uji, transmeton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.
Pas ditës së djeshme të qetë, sot sërish vazhduan incidentet, përveç kësaj, mbetën grupet e refugjatëve dhe emigrantëve në territorin turk edhe përskaj kufirit të mbyllur. Siç njoftoi dje MEDIAL, sipas burimeve qeveritare greke, nga e shtuna në orën gjashtë të mëngjesit përfshirë edhe pasditen e djeshme deri në ora 18 00, hyrje ilegale në Greqi nga Turqia, apo janë parandaluar 36.649, ndërsa janë arrestuar gjithsej 252 persona.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sot realizoi mbledhje në të cilën u njoh për gjendjen aktuale në lidhje me lëvizjet e emigrantëve dhe koordinimin e punës së organeve kompetente, në të cilën u theksua se nuk ka presion të shtuar të emigrantëve në kufirin e Serbisë.
Comments are closed for this post.