Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, gjatë intervistës së fundit tregoi shumë gjëra rreth jetës së tij dhe për për fëmijërinë e tij të vështirë.

Ai tregoi se kur ishte i vogël, kishte kaluar pesë vitet më të vështira të jetës së tij. Kjo pasi i kishin thënë se kishte një infeksion në kocka.

Ndaj, ai ishte detyruar të bënte gjilpëra që ishin si një lloj droge. Por, më vonë ai shkoi për t’u kuruar në Stamboll, ku i kishin thënë se s’kishte pasur një sëmundje të tillë dhe gjilpërat s’kishte pasur nevojë t’i bënte.

“Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë. Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge. Ditën që e bëja më hapte sytë, pastaj më vinte si në gjumë. Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tableta”, rrëfeu konkurrenti në emisionin ‘Glamour Zone’.

Rikujtojmë se Atdheu u rikthye në “Për’puthen” pas largimit të tij, me kërkesë të fortë të Antonelës.