Të paktën 15 persona raportohen të vdekur dhe 4 të tjerë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Kinë. Në jugperëndim të vendit në Chongqing, përrenjtë sezonalë goditën zonat malore, pas shirave të rrëmbyeshëm që nga e hëna. Përmbytjet prekën jetën e 130,000 njerëzve në 19 rrethe dhe qarqe dhe u dëmtuan mbi 7,500 hektarë të mbjella. Të mërkurën filluan të pastrohen rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet e dheut.
Vetëm në provincën jugperëndimore Sichuan, më shumë se 85,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë.Përmbytjet sezonale godasin çdo vit pjesë të mëdha të Kinës, veçanërisht në jugun gjysmë tropikal, megjithatë, disa rajone veriore këtë vit kanë raportuar situatat më të këqija në 50 vjet.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e Kinës, përfshirë Pekinin, po përballet me valët e të nxehtit që mbërritën më herët dhe që kanë zgjatur për më shumë ditë rresht në disa dekada. Temperaturat në kryeqytet parashikohet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Comments are closed for this post.