Presidenti Joe Biden do të jetë virtualisht përballë homologut të tij rus për t’u përqëndruar në vendimin e fundit të Presidentit Vladimir Putin për të grumbulluar trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë.

Ky veprim ka ngritur shqetësimin për një tjetër konflikt mes Rusisë dhe fqinjit të saj më të vogël, të dyja ish-republika sovjetike. Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se Ukraina është në krye të listës së çështjeve që dy udhëheqësit do të diskutojnë