Emiratet e Bashkuara Arabe njofton se do t’i ndryshojnë ditët zyrtare të punës gjatë javës për t’i bërë nga e hëna deri të premten duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Sipas medieve vendore, nga 1 janari punëtorët qeveritarë do të punojnë me orar për të përgjysmuar gjatë ditës së premte, ditë e dalluar për myslimanët, ndërsa të shtunën dhe të dielën do t’i kenë pushim.

“Lëvizja zbatohet për punët zyrtare, duke filluar nga e hëna deri të enjten që tani fillojnë në ora 7:30 të mëngjesit dhe mbarojnë në 15:30 dhe orarin e punës për ditën e premte nga ora 7:30 e mëngjesit deri në ora 12:00. Krahas kësaj, lutjet e së premtes në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbahen nga ora 13:15”, thuhet në njoftim.

Deri tani, ditët zyrtare të punës në Emiratet e Bashkuara Arabe, njësoj si në një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme, kanë qenë nga e diela deri te enjten.

Autoriteti Federal për Burimet Njerëzore kishte propozuar javën e re të punës pas krahasimit gjithëpërfshirës dhe studimeve të fizibilitetit që pasqyrojnë ndikimet e mundshme të lëvizjes në ekonomi, lidhjet sociale dhe familjare dhe mirëqenien e përgjithshme të njerëzve në vend. /Telegrafi/