Në mesnatë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet për deputetë të 8 majit.

Sipas informatave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), listat e deputetëve për të gjashtë njësitë zgjedhore janë dorëzuar nga koalicionet e udhëhequra nga LSDM, VMRO-DPMNE, GROM, BDI, deri mbrëmë në ora 22:00, partia ZNAM dhe Partia e Punëtorëve. Partitë Rodina gjithashtu kanë paraqitur lista, pastaj Avaja për NJZ të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë dhe Partia Tvoja për NJZ të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend janë të rregullta dhe do të mbahen më 8 maj. Kandidatët do të “garojnë” për 120 mandate parlamentare në përbërjen parlamentare 2024-2028.

Ditët e kaluara partitë i kanë promovuar bartësit e listave për deputetë dhe të listave, si dhe programet për zgjedhjet parlamentare.

Renditja e fletëvotimeve të koalicioneve dhe partive do të jetë me të njëjtin numër rendor si për kandidatët për president, ndërsa për partitë e tjera do të bëhet një short shtesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në përputhje me ndryshimet e fundit në Kodit Zgjedhor.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare nuk do të votohet në diasporë, ndërsa në zgjedhjet presidenciale do të votohet.

KSHZ-ja dje përfundoi Listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Në Listën Zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 votues, ndërsa për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues.