WhatsApp thotë se veçoria e re AI e integruar në platformën e komunikimit është plotësisht opsionale pavarësisht faktit se nuk mund të hiqet nga aplikacioni.

Logoja Meta AI është një rreth blu me përzierje të ngjyrësh rozë dhe jeshile vendosur në cepin e djathtë të pamjes së bisedave.

Duke ndërvepruar me të hapet një chatbot i cili është dizajnuar për tju përgjigjur pyetjeve të përdoruesit por ka tërhequr vëmendje e shkaktuar irritim mes përdoruesve të cilët nuk e heqin dot prej aplikacionit.

Reagimet kanë qenë të ngjashme me ato ndaj funksionalitetit Recall të Microsoft i cili ishte mjet që duhej të qëndronte gjithnjë aktiv për kompania vendosi të lejojë përdoruesit ta çaktivizojnë.

WhatsApp thotë se Meta AI është veçori e ngjashme me Channels dhe Status dhe pjesë integrale e platformës. Chatboti ka filluar të bëhet i disponueshëm në disa vende të botës dhe është integruar edhe në Facebook Messenger dhe Instagram.

Përdoruesit nuk janë të kënaqur dhe kanë shprehur irritimin e tyre në X, Bluesky dhe Reddit ndërsa argumentojnë se askush nuk duhet të detyrohet të përdorë AI.

Cilat janë shqetësimet?

Kur përdorni për herë të parë Meta AI në WhatsApp, thuhet se chatbot-i “mund të lexojë vetëm mesazhet që njerëzit ndajnë me të”.

“Meta nuk mund të lexojë asnjë mesazh tjetër në bisedat tuaja personale, pasi mesazhet tuaja personale kanë enkriptim fundor,” thotë Meta.