Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur procedurë kundër një personi nga fshati Senokos i Gostivarit, për veprën penale, falsifikim i dokumentit të udhëtimit.
“Më 17 mars, i akuzuari 36-vjeaçar është përpjekur të lëshojë shtetin nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, duke përdorur certifikatë mjekësore të falsifikuar për test negativ për virusin SARS-CoV-2. Edhe pse e ka ditur se nuk është testuar dhe se një certifikatë e tillë nuk është thënë në spitalin e potencuar, ai dokumentin e ka përdorur si të vërtetë para shërbimeve aeroportit”, njoftojnë nga Prokuroria.
Prokurori publik deri te Gjykata Penale e Shkupit ka parashtruar propozim për gjobë në lartësi prej 100 gjobave ditore, ku një gjobë kapë vlerën prej 20 eurosh në kundërvlerë denarë.
Comments are closed for this post.