Ministri për tregti, Rasil Lajiç, ka deklaruar për gazetën e atjeshme “Novosti” se për tetë muaj për aq sa edhe ekziston taksa e vendosur nga shteti i Kosovës për prodhime të Serbisë, në Kosovë janë importuar 260 milionë euro më pak mallra nga Serbia.

Këto janë humbje të drejtpërdrejta financiare, dhe pritet që humbjet të shënojnë rritje edhe më të mëdha, sepse biznesmenët serbë munden që përgjithmonë të humbin tregun kosovarë pasi që produktet e tyre po zëvendëson me ato vendas dhe evropian.

Greqia e ka rritur importin me Kosovën për 3,5 herë në maj, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia për më shumë se 2,5 herë, derisa Maqedonia është lider me 50%, ka theksuar Lajiç.

Taksat 100% për prodhimet serbe janë vendosur më 21 nëntor vitin e kaluar.