Për herë të parë nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, kancelarja gjermane Angela Merkel pubkikihst është paraqitur me maskë mbrojtëse në fytyrë.

Para takimit në Bundestag, ajo u fotografua me maskë të zezë, me logon e kryesimit gjerman me BE-në.

Paraprakisht, gazetarët i kanë bërë vërejtje pasi nuk mban maskë mbrojtëse nël opinion. Merkel atëherë tha se kur ka mundësi të mbajë distancë fizike, atëherë ajo nuk mban maskë, por kur, të themi, bën pazar në supermarket, atëherë është me maskë në fytyrë.