Kompania britanike ajrore me buxhet të ulët “Izixhet” pasdite do ta realizojë fluturimin e parë nga linja direkte ajrore Shkup-Gjenevë, me çka edhe zyrtarisht hyn në tregun ajror të Maqedonisë së Veriut.
Aterimi i fluturimit të parë nga Gjeneva në Aeroportin ndërkombëtar Shkup është paraparë për në ora 15:05 minuta.
Udhëtarët e parë do të priten nga ministri i Transprotit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni Metin Batak, pas çka janë paraparë deklarata për mediat.
“Izixhet” do ta shërbejë linjën Shkup-Gjenevë tre herë në javë.
Me orarin dimëror të fluturimit, që hyri në fuqi në fund të muajit të kaluar, përveç linjës Shkup-Gjenevë të “Izixhet” janë paraparë fluturime nga Shkupi dhe deri në Bolonjë, Torino dhe Bilund që do t’i realizojë kompania me buxhet të ulët Vizer, e cila gjithashtu vendos linjë të re edhe nga Aeroporti i Ohrit deri në Fridrihshafen.
Të dhënat e TAV Maqedoni tregojnë se në periudhën janar-shtator dy aeroportet e Maqedonisë, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti ndërkombëtar Shën Pali Ohër, kanë shërbyer gjithsej 994.237 udhëtarë, që është 57 për qind rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Në të njëjtën kohë, numri i përgjithshëm i udhëtarëve për dhjetë muajt e parë të vitit është ulur për 52 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, e cila konsiderohet si vit referues në aviacion, sepse deri në fillim të pandemisë shënuan rritje të vazhdueshme të komunikacionin të udhëtarëve.
Në dy aeroportet në nëntë muajt e parë të vitit janë realizuar 11.203 fluturime, që paraqet 61 për qind të rritjes në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020, por është për 34 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2019.
Comments are closed for this post.