Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajramin, uroi kryetarin e BFI-së Shaqir Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë.
“Kam kënaqësi të veçantë dhe nder të madh, personalisht, për anëtarët e Rijasetit, myftinitë, hoxhallarët dhe të gjithë qytetarët e besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për t’ju dërguar urimet më të përzemërta me rastin e Kurban Bajramit.
Sinqerisht ju uroj që festën t’i kaloni, mbi të gjitha, me shëndet të mirë, të mbushur me gëzim, dashuri dhe lumturi. Edhe këtë vit, Kurban Bajrami, në përputhje me traditën, duhet të jetë në frymën e ndihmës dhe dhënies, ndarjes dhe përkujdesjes. Të jemi të hapur dhe solidar me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje jo vetëm për pushimet por gjatë gjithë vitit”, shkruan Pendarovski.
Comments are closed for this post.