Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite do të mbajë fjalim para deputetëve, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Pendarovskit në Kuvend, pasi e mori detyrën në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re në Kuvend.
Sipas nenit 85 të Kushtetutës së RMV-së, presidenti i vendit e informon Kuvendin për çështje që janë nën kompetencë të tij, së paku një herë në vit.
Kuvendi mund të kërkojë mendim për çështje që janë nën kompetenca të presidentit.
Comments are closed for this post.