Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.
Nga kabineti i Presidentit Pendarovski deklarojnë se në takim të dy bashkëbiseduesit theksuan se në të ardhmen të dyja vendet duhet të përqendrohen në përmirësimin e bashkëpunimit bilaterale, veçanërisht në fushën ekonomike dhe në shkëmbimin tregtar dhe infrastrukturën rrugore që lidh Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Pendarovski gjatë takimit, siç deklarojnë nga kabineti i tij, vlerësoi se Bashkimi Evropian duhet të dyja vendeve duhet t’ju caktojë datë për fillimin e bisedimeve. Kjo, siç tha Pendarovski, do të sjell konsolidimin e rajonit dhe bashkëpunim më të madh në mes vendeve.
“Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndajnë qëllimet të njëjtat të politikës së jashtme”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Presidentit Pendarovski.
Comments are closed for this post.