Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se propozimi që Ukraina të marrë statusin e vendit që do të fillojë negociatat me BE-në është sinjal i mirë për Maqedoninë.
“Argumentet tona janë se dhënia e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, i jep një shtysë dhe motivim shtesë Maqedonisë. Ballkani Perëndimor është në margjinat e kufijve evropianë”, tha Pendarovski për “Sitel”.
Pendarovski sqaron se Ukraina nuk është larg Maqedonisë, duke pasur parasysh sinjalet për zgjerimin e krizës ukrainase.
“E shohim që kriza nuk është aq larg për t’u përhapur. Sot pamë se si Presidenti i Bjellorusisë Lukashenko në një prezantim të zonave tregon se Moldavia, Bullgaria ka një kufi ujor me Ukrainën. Duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Pendarovski.
Comments are closed for this post.