KSHZ-ja nuk është e autorizuar të thotë se kur mund të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë se do të ketë, ata do ta dërgojnë atë brenda kornizës ligjore. Tani kemi një kornizë ligjore, nëse më tej miratohet e re, ata do ta respektojnë atë, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse u diskutuan përgatitjet rreth zgjedhjeve.

Presidenti Pendarovski theksoi se tre gjëra nga takimi i kaluar i liderëve u kërkuan nga institucionet kompetente.

“Së pari, në lidhje me misionin e monitorimit të OSBE/ODIHR. Dy ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov bisedoi me shefin kësaj organizate dhe u sigurua se do të ketë me shkrim për sa kohë ata janë gati dhe nëse janë të gatshëm të monitorojnë zgjedhjet tona në kushte të pandemisë”, deklaroi Pendarovski.

Së dyti, vazhdoi ai, u kërkua dokument nga Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili tashmë është përgatitur dhe që tregon për të gjitha protokollet e nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve.

Në lidhje me materialin e paraqitur nga KSHZ-ja deri tek ai, Pendarovski tha se nga ai ishte qartë që KSHZ-ja nuk është e autorizuar të thotë kur mund të ketë zgjedhje, do të përshtaten në kornizën ligjore pasi politikanët të marrin vendim.

Ai theksoi se pati takim me anëtarët e KSHZ-së dhe është plotësisht i sigurt në profesionalizmin e tyre dhe e di se materiali i paraqitur deri tek ai u miratua unanimisht.

Gjykata Kushtetuese, theksoi Pendarovski, tashmë ka vendosur që 30 ditët e dyta të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ishin jokushtetuese, që do të thotë se nuk pret ndonjë ndryshim për këto 14 ditë tjera.

Presidenti, edhe një herë, e përsëriti qëndrimin se nëse nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, Armata nuk mund të përfshihej në ndihmën e policisë që të menaxhoj me krizën e koronavirusit.