Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme, në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin kanë shkëmbyer mendime për aktivitetet gjithëpërfshirëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të KB-së, si dhe për rolin e organizimit në përballje me çështjet globale.
Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, sekretari Guterres ka shprehur mirënjohje për solidaritetin e dëshmuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut na aksionin humanitar global për pranimin e përkohshëm të qytetarëve afganë.
Gjatë takimit është theksuar edhe rëndësia e Marrëveshjes së Prespës, e nënshkruar nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, si shembull që edhe çështjet më të ndjeshme mund të zgjidhen në rast se ekziston vullnet politik.
Comments are closed for this post.