Derisa nuk konstituojnë kuvendin dhe nuk formojnë qeverinë duhet të përmbahemi nga çfarëdo komenti dhe nuk do të komentojmë deklaratat që vijnë nga Sofja.
“Derisa të konstituohet parlamenti në Bullgari, ne nuk duhet të merremi me deklarata që vijnë nga njerëz që janë ende kandidat për ndonjërin nga funksionet kyçe në shtet,” tha presidenti Stevo Pendarovski në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij polak Andzhej Duda.
“Po flasim për deklarata nga të dyja palët. Qoftë nga ministri i jashtëm teknik, qoftë nga kandidatët presidencialë, apo nga ata që do të formojnë qeverinë e ardhshme, dhe që nuk e dimë nëse do ta formojnë. Këto janë deklarata nga njerëz që ose nuk kanë legjitimitet të plotë politik ose janë kandidatë që ende nuk janë bërë anëtarë të qeverisë ose formojnë organe qeveritare në Sofje,” tha Pendarovski.
Comments are closed for this post.