Moti  në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Nga fundi i ditës vende-vende do të ketë rritje të vranësirave shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Sipas DPHM-së, lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me paraqitjen e breshrit dhe erës së fortë. Indeksi UV do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 e deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës  prej 28 e deri në 40 gradë.

Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga mesdita do të ketë rritje të vranësirave dhe paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përkohshëm, të bubullimave dhe erë të fortë dhe kushte për breshër. Temperatura e mëngjesit  do të arrijë deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 38 gradë.

Edhe nesër vende-vende do të ketë rritje të vranësirave  me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me paraqitjen e breshrit dhe erës së fortë. Të enjten dhe të premten temperaturat do të ulen për 5 deri në 8 gradë celsius. Më freskët do të jetë edhe të premten, ndërsa  gjatë fundjavës temperaturat do të kenë një rritje graduale.