Nga orët e mesditës moti do të jetë i paqëndrueshëm në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive me erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit, paralajmërojnë nga DPHM.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup në orët e mesditës në disa pjesë të fushëgropës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Nga DPHM paralajmërojnë se edhe në ditët në vijim në orët e paradites moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut, bubullimës dhe erë të përforcuar.