Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është arrestuar një shtetas kosovar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit pasi personi në fjalë është zhveshur deri në bel, dhe ka bërtitur “UÇK” nga ku ka shqetësuar udhëtarët në fluturimin e sotëm të linjës Bruksel-Shkup.

“Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Personin në fjalë policia e ka ndaluar menjëherë pas aterrimit në aeroportin e Shkupit rreth orës 12:30, rastin e konfirmojnë edhe nga MPB-ja.