Pas takimit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Zoran Zaev mbetet e hapur mundësia që vendimi për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut të sillet gjatë verës apo në vjeshtë, që korrespondon të jetë opsioni më real.

Siç raporton “360 gradë” Merkel ka paralajmëruar se Bundestagu më së voni në shtator do të mund të miratoj fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore.

Ndërkohë pala maqedonase ka theksuar se Gjermania dhe vetë Merkel janë mbështetës të mëdhenj të Maqedonisë dhe partnerë strategjik. Ndërkohë që vazhdon të mbetet bindja për fillimin e negociatave deri në fund të vitit.

Mbetet e hapur edhe çështja se çfarë konkluzioni do të merr Maqedonia e Veriut në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së, të paraparë për më 18 qershor, kur pika do të gjendet në rend dite para ministrave të vendeve anëtare.

Më vonë gjatë ditës është paralajmëruar deklaratë e kryeministrit Zoran Zaev. /Alsat-m/