Pas takimeve të djeshme në Berlin, në të cilat Maqedonia e Veriut mori mbështetje të padyshimtë nga Gjermani për aderim në BE, shefi i diplomacisë Bujar Osmani sot niset për në Kopenhagë në takim me kolegun e tij dhe nikoqir, ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jele Kofod.

Turneu diplomatik i Osmanit vazhdon me vizitë pune në Stokholm të mërkurën, ku do të pritet nga nikoqiri i tij, ministrja e Punëve të Jashtme suedeze An Linde.

Në Stokholm, Osmani është planifikuar të vizitojë Parlamentin suedez – Riksdag, ku do të takohet me nënkryetarët Lota Fornave dhe Kirsten Lundgren. Në agjendën e ministrit në kuadër të vizitës së tij në Suedi janë edhe takimet me Ana Sandstrom, këshilltare e kryeministrit Stefan Loven për BE-në dhe sekretaren e shtetit për çështjet evropiane, Paula Olovson.

Osmani dje në takim me ministtin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas, mori mbështetje direkte për hapjen e konferencëss së pare ndërqeveritare, sa më shpejtë që është e mundur.

Mas theksoi se Maqedonia e Veriut kohë më parë I plotësoi kushtet për aderim drejt BE-së dhe se në interes është edhe Unioni të hapë sa më shpejtë që është e mundur conference aderuese.

Osmani dje në Berlin u takua edhe me ministrin shtetëror për Evropë në MPJ-në gjermane, Mihael rot, në të cilin, e potencoi rëndësinë nga implementimi I vendimit të këshillit të BE-së nga marsi i vitit të kaluar, si kusht I rëndësishëm për mbajtjen e kredibilitetit evropian në rajon, veçanërisht kredibilitetin e procesit të zgjerimit.

Në takim me Uve Konsepius, këshilltar për BE të kancelares Merkel, fokusi sërish u vendos në riafirmimin e mbështetjes gjermane për perspektivat tona evropiane, por u happen çështje edhe për forma të tjera të bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse mes dy vendeve. Agjenda e Osmanit në Berlin përmbante takime me shumë bashkëbisedues të rëndësishëm dhe në këtë drejtim ministry u takua me Zabine Shter, autorizuese për politika të BE-së dhe Suzane Shuc, drejtoreshë për Evropën Juglinore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në MPJ-në gjermane.

Turneu diplomatik i Osmanit zhvillohet në periudhë të aktivitetit të intensifikuar diplomatik, në kontekstin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Përveç marrëdhënieve dypalëshe, temat kryesore të takimeve do të jenë dosja evropiane e vendit dhe sigurimi i mbështetjes me një qëllim të qartë të zbatimit të vendimit për fillimin e negociatave nga Këshilli i BE nga marsi i vitit të kaluar, përmes miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.