Besa ka dalë nga koalicioni qeverisës për t’iu bashkuar shumicës parlamentare në anën e opozitës dhe pas 18 vitesh BDI më në fund kalon në opozitë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kuvendi ka thënë se nuk beson që Lëvizja Besa të largohet nga koalicioni qeverisës, por megjithatë Besa e ka bërë këtë, siç ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Besa.

Mendoj se nuk do të ndodhë që Besa të largohet nga Qeveria, sepse një lëvizje e tillë nuk do të jetë në favor të asaj partie. Deklaratat e tyre mund të kuptohen si një lloj presioni ndaj koalicionit qeverisës, por koalicioni nuk do të dëmtohet nga deklarata të tilla apo presione të ngjashme. Para së gjithash, nuk është mirë sepse ato deklarata nënkuptojnë presion ndaj institucioneve që duhet ta zbatojnë ligjin, tha Ahmeti.

Hoxha ka përsëritur sot se Ahmeti duhet të mësohet me opozitën.

Dhe zyrtarisht, nga sonte, pas 18 vitesh në pushtet, BDI kalon në opozitë.