Paris Hilton është bërë nënë. Trashëgimtarja zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Carter Rim mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë përmes një surrogate. Duke postuar një foto të ëmbël në Instagram ku shihet duke mbajtur për dore të porsalindurin, ajo ka shkruar: “Të duam shumë”.

Hilton, 41, konfirmoi gjithashtu lajmin për People, duke thënë: “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë e gjetëm njëri-tjetrin. Jemi shumë të emocionuar që fillojmë familjen tonë së bashku dhe zemrat tona janë plot dashuri për djalin tonë të vogël”.