Tre nga nëntë policët dhe doganierët e arrestuar në vendkalimin kufitar Tabanoc, u është caktuar masa e 30 ditë paraburgim, njofton “24Info”.
Dy persona kanë marrë 8 ditë paraburgim, ndërsa një person do të jetë në arrest shtëpiak, ndërsa tre personave të tjerë masa parandaluese dhe u janë konfiskuar pasaportat.
Në një aksion antikorrupsion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë u ndaluan komandanti, zëvendëskomandanti, drejtuesi i turnit, si dhe gjashtë punonjës policie.
Për shkak të aksionit që po zhvillohet në pikën kufitare, ka pasur mbyllje të kufirit me çka është shkaktuar një kolonë e gjatë automjetesh.
Gjatë operacionit është gjetur një kuti me euro, dollarë, lira turke, franga zvicerane dhe denarë.
Comments are closed for this post.