Dy dhunuesit, të cilët mbrëmjen e së shtunës kishin shkaktuar “dramë” në një lokal në Shkup do të jenë në paraburgim për 30 ditë.

Paraburgimi është kërkuar nga Prokuroria Publike, ngaqë 20-vjeçari dhe 27-vjeçari kishin prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht, pas çfarë e kanë shkatërruar edhe inventarin e lokalit./TV2