Pajtim Metushi nga Gostivari u pozicionua në vend të tretë në kampionatin shtetëror në Bodybuilding dhe fitness të organizuar nga Federata e Maqedonisë për Bodybuilding dhe Fitness, njofton Flaka. Metushi ngadhënjehu në kategorinë fizik senior.
Garat u mbajtën në sallën sportive “Jane Sandanski” – Shkup gjatë javës që lamë pas dhe morrën pjesë garues nga e gjithë Maqedonia e Veriut. Brenda tetorit, Metushi arrinë të marrë dy çmime tejet të rëndësishme. Në fillim të muajt u mbajtën garrat “Paljo Classic Open” – Bodybuilding dhe Fitness me karakter ndërkomëtarë në organizim të themeluesit të asociacionit, Zoran Lazarovski – Paljo.
Në këto garra që u zhvilliuan në Pallatin e Kulturës në Manastir, ku morrën pjesë garrues nga Maqedonia dhe shtetet e tjera të Ballkanit, Metushi po ashtu arriti të merr vendin e tretë në kategorinë Fizik Senior.
Pajtim Metushi rreth një dekadë merret me Bodybuilding dhe tashmë ka arritur suksese të lakmueshme brenda dhe jashtë shtetit.
Comments are closed for this post.