Instituti për mjekësi të transfuziologjisë informon se në dy ditët e kaluara është zbatuar koleksionim i qelizave burimore hematopoietike nga një donator prej Maqedoni, për një pacient të panjohur nga Republika e Bullgarisë.

Donatori në bazë të kompatibilitetit HLA është zgjedhur nga Regjistri i donatorëve të qelizave burimore pranë Institutit për imunobiologji dhe gjenetikë humane, që është pjesë e Regjistrit botëror të donatorëve.

“Kjo është hera e tretë kur donator nga Maqedonia e Veriut jep për pacient nga shtete tjera. Qelizat përdoren për transplantim të palcës së eshtrave tek pacientët me sëmundje hematologjike. Shpreh mirënjohjen time për guximin, altruizmin dhe humanizmin e dhuruesit që pranoi pa hezituar të dhurojë qeliza burimore. Me këtë akt, ne shpëtojmë jetë njerëzish. Ne shpëtojmë jetën e të dashurve tanë, të afërmve, miqve. I uroj pacientit nga Bullgaria një shërim të shpejtë”, tha drejtori i Institutit, Sedulla Useini.

Çdo i rritur i shëndetshëm midis moshës 18 dhe 50 vjeç mund të dhurojë palcën e eshtrave në Institutin e imunologjisë dhe gjenetikës njerëzore. Duke rritur ndërgjegjësimin për njerëzimin, solidaritetin dhe regjistrimin në Regjistrin kombëtar të donatorëve, çdo qytetar mund të donojë qeliza për të shpëtuar jetë njerëzish